Pas pak nis seanca e Kuvendit- Deputetët fillojnë të mblidhen, flet Hamza

Aktuale

Pas pak nis seanca e Kuvendit- Deputetët fillojnë të mblidhen, flet Hamza

Më: 5 mars 2026 Në ora: 20:32
Bedri Hamza

Deputetët do të mblidhen në Kuvend sot për të votuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani sa i përket zgjedhjes së presidentit.

Pak para seance u deklaua Bedri Hamza i cili tha se gjysma e deputetëve nuk i kanë amadamentet.

“Para 15 minutash e ftuan seancën. Kjo i bie që për tema kaq të rëndësishme, për ndryshime kushtetuese, edhe pse PDK vazhdimisht ka qenë e hapur që presidenti ka mundësi të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë.

Jo në 2–3 orët e fundit, jo për një temë kaq të rëndësishme”, ka deklaruar Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat