Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,ka thënë se asnjë herë nuk kanë pasur qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit.
Abdixhiku është pyetur nga gazetarët se nëse shkoni në zgjedhje a e pranoni znj.Osmani në Lidhjen Demokratike e Kosovës.
Abdixhiku është përgjigjur duke thënë se:
“Këto cështje gjithmonë diskutohen në një të ardhme shumë të afërt. LDK asnjëherë nuk ka pasur asnjëherë qëndrim refuzues ndaj Osmanit edhe për këtë proces”, tha Abdixhiku.