Kur do të ftohen liderët partive nga Presidentja për datën e zgjedhjeve të reja? Flet Osmani

Aktuale

Kur do të ftohen liderët partive nga Presidentja për datën e zgjedhjeve të reja? Flet Osmani

Më: 6 mars 2026 Në ora: 09:12
Vjosa Osmani

Liderët e partive politike do të thirren gjatë ditës së sotme për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të reja, pas nxjerrjes së dekretit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit.

Këtë e tha vetë Presidentja Osmani në një konferencë për media.

“Menjëherë sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht, dhe është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe ët shpallen zgjedhjet e reja.

Paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike, dhe menjëherë pas kësaj do të caktohet data”, u shpreh Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat