Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka komentuar për emërimet presidenciale dhe marrëdhëniet e partisë me ish-aktorët politikë.
Ai tha se në vitet 2011 dhe 2016 LVV kishte pasur probleme me disa kandidatë për president, por atëbotë pushteti i përndiqte dhe shtypte me polici.
Manxhuka shtoi se Bedri Hamza është takuar dy herë me kryeministrin Albin Kurti dhe ka një komunikim normal, duke mos pasur ndonjë problem me kandidimin e Glauk Konjufca si president në fund të afatit.
Postimi i plotë:
Si LVV në vitet 2011 dhe 2016 kemi pasur problem me emrat e përveçëm të atyre që u bënë presidentë asokohe. Dhe në vend të takimeve me neve, pushteti atëbotë na përndiqte e shtypte me polici.
Bedri Hamzën e ftoi KM Kurti dy herë në takim dhe kanë komunikim normal e të mirë. Hamza asnjëherë s’ia ka thënë Kurtit që ka naj problem me Glauk Konjufcën si personalitet, e të cilin LVV e kandidoi krejt n’fund të afatit për president në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën.