Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar ndaj veprimeve të presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se veprimet e saj po krijojnë hendek mes fjalëve dhe veprimeve dhe po dëmtojnë stabilitetin institucional të Kosovës.
Sipas familjes, përfshirja e Osmanit në tubime kundër drejtësisë, shpërndarja e Kuvendit dhe lidhjet me figura ndërkombëtare po perceptohen si faktor përçarjeje dhe jo bashkimi i vendit.
Ata paralajmërojnë se një aleancë e mundshme politike me LDK mund të jetë një gabim strategjik dhe rrezikon besueshmërinë e presidencës.
Shkrimi i plotë në facebook:
Miq,
-Mos te keqkuptohemi lexoni faktet dhe provat.
-Në skenën politike të Kosovës po krijohet gjithnjë e më shumë përshtypja se Vjosa Osmani është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin.
-Në këtë përpjekje, rreziku nuk është vetëm për reputacionin e saj politik, por edhe për vetë stabilitetin institucional të shtetit.
-Një post që duhet të përfaqësojë unitetin e vendit duket sheshazi sse e ka shndërruar në një instrument për ambicie personale politike.
-Problemi më i madh që vihet re është hendeku i madh mes fjalëve dhe veprimeve.
-Ndërsa në publik ajo paraqitet si mbrojtëse e institucioneve dhe e drejtësisë, në praktikë ka marrë pjesë në tubime kundër drejtësisë .
-Ka bërë deklarata nga pozita e presidentes kundër Gjykates Speciale te cilen vet e ka votuar.
- Një sjellje e tillë e vendos institucionin e presidencës në një pozitë të papërshtatshme dhe krijon dyshime serioze për qëndrueshmërinë e saj institucionale.
-Në të njëjtën kohë, sulmet e vazhdueshme duke u rreshtuar me aktere te huaj(armiq) të Kosovës dhe ndaj kryeministrit Albin Kurti shihen si një përpjekje për përplasje politike që dobëson institucionet dhe krijon përçarje të panevojshme në skenën politike të vendit.
-Edhe më shqetësuese janë vlerësimet e disa ekspertëve dhe profesorëve të së drejtës kushtetuese, të cilët vendimet për shpërndarjen e Kuvendit i kanë cilësuar si veprime antikushtetuese.
-Disa prej tyre kanë përdorur edhe një term shumë të rëndë: puç kundër rendit kushtetues të Kosovës.
- Kur akuza të tilla ngrihen nga qarqe akademike dhe juridike, ato nuk mund të injorohen lehtë.
-Pas retorikes politike, te Vjosa Osmanit krijohet përshtypja se ekziston një agjendë tjetër.
-Në vend që të bashkojë institucionet dhe të forcojë shtetin, presidenca nën drejtimin e saj shpesh është perceptuar si faktor përçarjeje dhe tensioni politik.
-Për një pjesë të madhe të qytetarëve, gjithnjë e më shumë po krijohet bindja se ajo po i shërben më shumë interesave të jashtme politike sesa interesit të Kosovës.
-Në këtë kontekst, çdo përpjekje e LDK për ta përqafuar politikisht mund të kthehet në një gabim strategjik.
-Në vend që ta ringrejë këtë parti, një aleancë e tillë mund ta çojë atë drejt një rënieje edhe më të thellë në skenën politike.
-Së fundi, lidhjet e përfolura të saj me Edi Ramen dhe Richard Grenell, sherbetore te Aleksander Vuqiçit, kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e saj politike.
-Në politikë, perceptimi shpesh është po aq i rëndësishëm sa edhe realiteti dhe në këtë rast perceptimi për të po bëhet gjithnjë e më problematik..
-Në fund mbetet një pyetje thelbësore: a është presidenca e Kosovës një institucion që duhet të bashkojë vendin, apo një arenë për beteja personale politike?