Hasani: Veprimi i presidentes Vjosa Osmani është shkelje kushtetuese

Aktuale

Hasani: Veprimi i presidentes Vjosa Osmani është shkelje kushtetuese

Më: 10 mars 2026 Në ora: 07:16
Enver Hasani.

Zhvillimet e fundit politike në vend kanë ngjallur reagime të shumta pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për pezullimin e vendimit që lidhet me presidencën dhe Kuvendi i Kosovës deri më 31 mars të po këtij viti.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Në  intervistë në emisionin “Politiko”, ai deklaroi se veprimi i presidentes Vjosa Osmani përbën shkelje të Kushtetutës.

Sipas Hasanit, presidentja nuk ka pasur të drejtë të ndërmarrë një veprim të tillë dhe se ai nuk mund të arsyetohet në sistemet parlamentare evropiane.

“Ajo që e ka bërë zonja Osmani nuk është problemi që është nxituar, por fare s’ka pasur të drejtë dhe nuk ka të drejtë. Pa asnjë diskutim është shkelje kushtetuese. Nuk ka gjykatë kushtetuese në sistemin parlamentar të Evropës që mund ta arsyetojë një veprim të tillë”, deklaroi Hasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat