Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës: Studentët dolën në rrugë pa frikë, hapën rrugën drejt së ardhmes

Aktuale

Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës: Studentët dolën në rrugë pa frikë, hapën rrugën drejt së ardhmes

Më: 11 mars 2026 Në ora: 11:15
Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka rikujtuar 11 marsin e vitit 1981, atëkohë kur studentët e Kosovës u ngritën në emër të popullit duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se historia e vendit është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të studentëve, që dolën në rrugë pa frikë.

Duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes.

Image
11 marsi i ‘81-ës

“Nderim për të gjithë pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981 në Kosovë”, ka shkruar i pari i PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat