“Nuk ka vend më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria”, Gjinovci akuzon ‘ashpër’ Ramën për këtë gjë me Serbinë

Aktuale

“Nuk ka vend më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria”, Gjinovci akuzon ‘ashpër’ Ramën për këtë gjë me Serbinë

Nga: Bota sot Më: 12 mars 2026 Në ora: 09:53
Aktivisti Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci, thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar të nënshkrojë një letër bashkë me Serbinë e cila kërkohet që në BE të hyjnë bashkë Shqipëria dhe Serbia pa të drejtë vetoje.

Duke risjellë qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Serbisë në BE, Gjinovci thotë se Edi Rama ia hap derën Serbisë dhe e ndihmon si askush tjetër.

Sipas tij, nuk ka vend më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria në politikë të jashtme.

Shkrimi i plotë:

Edi Rama pranon të nënshkruajë një letër së bashku me Serbinë, ku i kërkohet Bashkimit Evropian që Shqipëria dhe Serbia të hyjnë bashkë në BE, por pa të drejtë vetoje. Ndërkohë, në BE ka shtete si Gjermania që prej kohësh e kanë bërë të qartë se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosovën.

Çfarë bën Edi Rama? Ai ia hap derën Serbisë dhe e vendos Gjermaninë përballë një situate të vështirë, duke e ndihmuar Serbinë më shumë se kushdo tjetër më parë. Thjesht, në politikën e jashtme, sipas këtij qëndrimi, nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës sesa Shqipëria, e radhitur menjëherë pas Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat