Ftesa e Kurtit për opozitën, reagon Tahiri

Aktuale

Ftesa e Kurtit për opozitën, reagon Tahiri

Më: 13 mars 2026 Në ora: 15:16
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se ftesa e kryeministrit Albin Kurti për takime me opozitën në çështjen e presidentit, sipas tij, është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë, dhe njëkohësisht, siç tha ai, për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri theksoi se në pamje të parë ftesa duket konstruktive, por, sipas deputetit, “në fakt po përgatit terrenin që nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën dhe Gjykatën”.

“Njëkohësisht Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Presidenten dhe ta çorientojë opozitën. Pa agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, ai mund ta përdorë edhe këtë proces për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve sipas llogarisë së tij politike”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat