​Kurti pret nesër përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi

Aktuale

​Kurti pret nesër përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi

Më: 13 mars 2026 Në ora: 19:50
Albin Kurti, Peter Sorensen/ Arkiv

​Kurti pret nesër përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Takimi do të mbahet nesër në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 08:30. Kurse, pas takimit, do të ketë deklarim për media.

Përndryshe, raporti për strategjinë e zgjerimit nga Parlamenti Evropian konfirmon se përparimi i Kosovës në rrugën e integrimit evropian mbetet i lidhur ngushtë me dialogun me Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat