Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Tijana Veljkoviq në pozitën e zëvendësministres në Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kryeministri Kurti e uroi Veljkoviq për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të sektorit të kulturës dhe promovimit të turizmit në vend.
Sipas njoftimit, ky emërim synon të forcojë kapacitetet institucionale dhe të avancojë projektet që lidhen me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, mbështetjen e artistëve dhe rritjen e potencialit turistik të Kosovës.
Veljkoviq pritet të angazhohet në koordinimin e politikave dhe nismave që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën kulturore dhe promovimin ndërkombëtar të vendit.