Hoxhaj shpreh dhimbjen për shqiptarët që humbën jetën në Vjenë

Aktuale

Hoxhaj shpreh dhimbjen për shqiptarët që humbën jetën në Vjenë

Më: 18 mars 2026 Në ora: 09:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllimet familjeve që humbën jetën tragjikisht në Vjenë.

Në një postim në Facebook, ai u uron familjeve që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

“Kosova u trondit dje nga lajmet për aksidentin e tmerrshëm në Austri që ua mori jetën tre kosovarëve, në vendin e tyre të punës. Një dhimbje e rëndë që na prek të gjithëve.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjet Bajrami, Musliu dhe Zekaj. Ju uroj forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i tyre do të jetojë gjithmonë tek më të dashurit e tyre”, ka shkruar Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat