Forbes shkruan për qëndrimin pro-operacioneve ushtarake të Kosovës ndaj Iranit

Aktuale

Forbes shkruan për qëndrimin pro-operacioneve ushtarake të Kosovës ndaj Iranit

Më: 18 mars 2026 Në ora: 21:04
Më 18 mars 2026, presidenti Donald Trump u nis nga Marine One drejt Air Force One në bazën e përbashkët ushtarake Andrews në Maryland. (Foto: Alex Wong/Getty Images)

Sipas një artikulli të Forbes, vetëm gjashtë vende të NATO-s, mes të cilave Shqipëria, kanë dalë publikisht në mbështetje të operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ndërsa shumica e anëtarëve të tjerë kanë mbajtur qëndrim neutral ose kritik ndaj veprimeve.

Vendet që kanë shprehur mbështetje janë: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lituania, Letonia dhe Republika Çeke. Shumë prej tyre kanë përmendur rrezikun e programit bërthamor iranian dhe destabilizimin në Lindjen e Mesme si arsye kryesore për mbështetjen e tyre.

Forbes shkruan se Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e lidhi qëndrim e Shqipërisë me tensionet e mëparshme diplomatike me Iranin, duke e paraqitur vendin si një aleat të fortë të SHBA-së.

“Ne mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake të Izraelit”, shkroi Rama në një postim në rrjetin X disa ditë më parë, duke dënuar gjithashtu “agresionet kibernetike” të Iranit ndaj Shqipërisë, që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në 2022.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sulmin ndaj Iranit.

“Ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron pa luhatje me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, ka shkruar ajo në X

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, dhe zyrtarët e Lituanisë, Letonisë dhe Çekisë gjithashtu kanë shprehur mbështetje për operacionin, duke theksuar se qëllimi është të ndalet programi bërthamor iranian dhe të ruhet stabiliteti rajonal.

Artikulli thekson se shumica e vendeve të tjera të NATO-s, përfshirë Danimarkën, Finlandën dhe Luksemburgun, kanë mbajtur qëndrim neutral, ndërsa disa, si Italia dhe Spanja, janë shprehur kritikisht ndaj sulmeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat