Osmani kërkon sqarim nga Gjykata Kushtetuese për emërimet në KQZ

Aktuale

Osmani kërkon sqarim nga Gjykata Kushtetuese për emërimet në KQZ

Më: 25 mars 2026 Në ora: 11:33
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqarim lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas mos-emërimit të një anëtari nga PDK dhe kërkesës së LVV për emërimin e tre anëtarëve në këtë institucion.

Sipas saj, nga Vetëvendosja janë emëruar vetëm dy anëtarë, ndërsa nga PDK-ja janë kërkuar dy, por është emëruar vetëm një për shkak se ka pasur më shumë propozime se sa lejon Kushtetuta.

“Deri tani kjo çështje nuk është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese, prandaj kam kërkuar që ajo ta sqarojë.

Ky rast nuk është ngritur mbi të njëjtën bazë ligjore si rastet e mëparshme, qoftë nga ish-presidenti Thaçi, qoftë nga ana ime, sepse çështja ka qenë e paqartë për çdo president për vite me radhë.

Shpresoj që Gjykata ta sqarojë, dhe në momentin që të sqarohet, do të vazhdohet me emërimet e nevojshme,” ka thënë presidentja Osmani pas konferencës .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat