Reagim i fortë ndaj Ramës: Përsëritja nuk është rastësi, por qëndrim

Aktuale

Reagim i fortë ndaj Ramës: Përsëritja nuk është rastësi, por qëndrim

Nga: A.SH Më: 29 mars 2026 Në ora: 15:25
Harta e paraqitur nga Rama, e më vonë e përmirësuar

Analisti politik Melzaim Koci ka reaguar pas një postimi ku kritikohet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lidhur me paraqitjen e Kosovës në një kontekst të përbashkët me Serbinë.

Në reagim thuhet se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe fyes për Kosovën, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur i njohur nga mbi 110 vende. Sipas tij, përsëritja e këtyre rasteve nuk mund të konsiderohet gabim teknik, por një qëndrim i rrezikshëm dhe provokues ndaj Kosovës.

Postimi i plotë:

Edi Rama serish "bashkon" Kosovën me Serbinë!

Veprimi i fundit i Edi Rames nuk është thjesht i papranueshëm - është fyes. Paraqitja e Kosovës si pjesë e Serbisë nuk mund të relativizohet, as të arsyetohet me gabime teknike apo pakujdesi. Për shqiptarët e Kosovës, kjo është një goditje direkte ndaj historisë, sakrificës dhe identitetit shtetëror.

Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 110 vende. Kjo është një e vërtetë që nuk negociohet dhe nuk toleron "lapsuse" të përsëritura. Sepse kjo nuk është hera e parë  - edhe më 19 nëntor 2019, Edi Rama e kishte inkorporuar Kosovën brenda Serbisë.

Kur një veprim përsëritet ai nuk është më rastësi - është qëndrim. Dhe në këtë rast, një qëndrim i rrezikshëm dhe provokues ndaj shqiptarëve te Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat