Hamza: Zemra e Kosovës sonte rreh në një ritëm, djemtë tanë luajnë për historinë

Aktuale

Hamza: Zemra e Kosovës sonte rreh në një ritëm, djemtë tanë luajnë për historinë

Më: 31 mars 2026 Në ora: 17:12
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i ka uruar suksese lojtarëve të Kosovës para ndeshjes së mbrëmshme me Turqinë, që do të zhvillohet sonte në ora 20:45 në Prishtinë.

Ai ka bërë të ditur se sonte zemra e të gjithë shqiptarëve rreh në një ritëm.

Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka shkruar se futbollistët e Kosovës po luajnë për ëndrrën që është pritur gjatë:

Postimi i plotë:

Sonte, zemra e Kosovës, por edhe e gjithë shqiptarëve anembanë, rreh në një ritëm. Për fanellën, për fitoren, për ëndrrën që e kemi pritur kaq gjatë.

Në Stadiumin “Fadil Vokrri”, djemtë tanë luajnë për historinë. Për sakrificat e gjata e të vështira.

Ta gëzojmë kombin me kualifikim!

Suksese, djema!

Forca, Kosovë!

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat