Presidenti Begaj para ndeshjes: Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë!

Aktuale

Presidenti Begaj para ndeshjes: Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë!

Më: 31 mars 2026 Në ora: 19:41
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Turqisë, e cila mund të sigurojë një vend në Botëror.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj uroi sukses për ekipin kosovar duke shkruar

“Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë!”.

Kosova dhe Turqia përballen sonte për herë të katërt. Tre ndeshjet e mëparshme përfshijnë dy takime zyrtare dhe një miqësore të zhvilluar përpara se Kosova të anëtarësohej në FIFA.

Sfida do të nisë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pritet një atmosferë elektrizuese, me mijëra tifozë të ardhur edhe nga Shqipëria për të mbështetur ekipin vendas në këtë përballje vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat