“Shqipëria dhe Kosova po sillen si shtete të huaja”, Ngjela: Rama s’ka lidhje me karakterin etnik shqiptar

Aktuale

“Shqipëria dhe Kosova po sillen si shtete të huaja”, Ngjela: Rama s’ka lidhje me karakterin etnik shqiptar

Nga: A.SH Më: 1 prill 2026 Në ora: 13:43
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke i cilësuar ato si të ftohta dhe pa bashkëpunim të veçantë.

Ai kritikoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për të cilin tha se nuk ka lidhje me karakterin etnik shqiptar, ndërsa për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti u shpreh se ka hezitime ndaj historisë politike të Shqipërisë dhe nuk pajtohet me Ramën.

Sipas Ngjelës, pavarësisht këtyre përplasjeve, procesi drejt bashkimit kombëtar është i pashmangshëm dhe, sipas tij, “Shqipëria Etnike” mbetet një e ardhme e sigurt historike.

Postimi i plotë:

Çfarë po bëjnë dy shtetet shqiptare sot: Shqipëria dhe Kosova?

Asgjë të veçantë. Janë ende si dy shtete shqiptare, por si të huaj me njeri-tjetrin.

Pse ndodh kjo?

Por, si po kuptohet, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka lidhje me karakterin etnik të shqiptarisë.

Kurse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kuptohet se ka kompleks inferioriteti ndaj historisë politike të Shqipërisë, por, në të njëjtën kohë, Kurti nuk e pranon Ramën, sepse ia ka kuptuar Rames frymën jopatriotike që ai ka dhe që po e tregon përditë.

Atëherë?

Asgjë, sepse antishqiptaria e mediokritetit antikombëtar nuk i bën dot gjë as Shqipërisë dhe as Kosovës. Por koha sot kuptohet që është duke ecur drejt bashkimit kombëtar, duan apo nuk duan të mykurit që kanë frikë nga Shqipëria etnike.

Por, po kuptohet qartë sot që Shqipëria Etnike do të vijë - sepse kjo është një e ardhme historike e sigurt.

Prisni dhe shikoni...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat