Endrit Thaçi i shkon për vizitë Përparim Ramës, ia dhuron librin autobiografik të babait

Aktuale

Endrit Thaçi i shkon për vizitë Përparim Ramës, ia dhuron librin autobiografik të babait

Më: 2 prill 2026 Në ora: 19:19
Pamje nga takimi

Endriti, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi i ka shkuar për vizitë kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.

Ai ka falënderuar të parin e kryeqytetit për mbështetjen e vlerave të luftës si dhe njëherësh i ka dhuruar librin autobiografik të babait, “Shtet i ri, burrë shteti modern”.

“Faleminderit për mikpritjen Përparim Rama”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Endrit Thaçi ka vizituar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku i ka dhuruar librin autobiografik të babait të tij, Hashim Thaçi. Takimi u zhvillua në mënyrë miqësore dhe u shoqërua me një gjest simbolik që lidhet me kujtesën dhe kontributin e ish-presidentit në jetën politike të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat