Nafta në Kosovë sot, Kusari-Lila: Çmimi maksimal 1,83 €, raportoni nëse shihni 2 €

Aktuale

Nafta në Kosovë sot, Kusari-Lila: Çmimi maksimal 1,83 €, raportoni nëse shihni 2 €

Më: 3 prill 2026 Në ora: 16:01
Ministrja Kusari-Lila

Në organin më të lartë legjislativ po zhvillohet debat parlamentar për rritjen e çmimit të naftës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka folur sot në Kuvend për çmimin e naftës.

Ajo ka thënë se për sot çmimi më i lartë me të cilin mund të shitet është 1.83 euro.

Ministrja Kusari-Lila ka thënë se kudo që qytetarët shohin çmim më të lartë se ky çmim, duhet ta raportojnë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është ftuar nga partitë opozitare, ndërkaq rezoluta është prezantuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat