Ganimete Musliu proteston para Kurtit, ia merr mikrofonin

Aktuale

Ganimete Musliu proteston para Kurtit, ia merr mikrofonin

Më: 3 prill 2026 Në ora: 18:23
Pamje nga seanca

Gjatë kohës sa kryeministri Albin Kurti po fliste, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një gjest proteste.

Ajo shkoi te foltorja dhe ia largoi mikrofonin të parit të Qeverisë.

“M’u kthy në temë, kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisë, dhe nuk e ke realizu asnjë projekt”, i tha, Musliu, Kurtit.

“Kthehu në temë e mos na shit përralla. Kthehu në temë, thirre kabinetit qeveritar këtu, edhe ti i nderuar mbaje rendin. Mbaje rendin”.

“Kryeministër, kthehu në temë. Nëse nuk kthehesh me folë për naftë, nuk do të flasësh”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat