​Maqedonci: Marrëveshje me Turqinë për forcimin e kapaciteteve të FSK-së

Aktuale

​Maqedonci: Marrëveshje me Turqinë për forcimin e kapaciteteve të FSK-së

Më: 3 prill 2026 Në ora: 19:08
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, njoftoi për një marrëveshje me Turqia për forcimin e kapaciteteve të Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Vlera e kësaj marrëveshjeje është rreth 3.8 milionë euro.

Megjithatë, ai e paraqiti shumën në valutën turke, duke theksuar se bëhet fjalë për 200 milionë lira turke.

Sipas tij, kjo mbështetje financiare vjen nga Qeveria e Turqisë për Qeverinë e Kosovës.

“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL (dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi Maqedonci.

Qëllimi i marrëveshjes është rritja dhe forcimi i kapaciteteve të FSK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat