Specialja vlerëson pronat e krerëve të UÇK-së, reagon ashpër OVL-ja

Aktuale

Specialja vlerëson pronat e krerëve të UÇK-së, reagon ashpër OVL-ja

Më: 3 prill 2026 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar ndaj raportimeve se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë zhvillim si shqetësues.

"OVL UÇK, i sheh me shqetësim të thellë dhe indinjatë të fortë raportimet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së", thuhet në reagim.

Sipas OVL UÇK-së, ky veprim braktis maturinë gjyqësore dhe krijon përshtypjen e një sistemi që nxiton drejt ndëshkimit para se të arrijë në një vendim.

Tutje, në reagim thuhet se veprime të tilla godasin drejtpërdrejt parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa gërryejnë besimin e publikut në paanshmërinë dhe drejtësinë e gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat