Haxhiu bën homazhe në Rezallë të Skenderajt

Aktuale

Haxhiu bën homazhe në Rezallë të Skenderajt

Më: 5 prill 2026 Në ora: 10:45
Albulena Haxhiu

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe për masakrën e Rezallës, për të kujtuar viktimat e vrara në luftë.

Në vitin 1999-të, u vranë 98 shqiptarë nga Rezalla e Skenderajt dhe fshatrave përreth.

44 prej tyre ishin munduar t’i zhduknin.

Kujtojmë se Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nis punën këtë diel teksa dje pranoi detyrën nga ish-presidentja, Vjosa Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat