Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Aktuale

Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Më: 5 prill 2026 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të dyshuari për krime lufte në Komunën e Kaçanikut.

Sipas njoftimit në Faceboook, i dyshuari me inicialet A.D. dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullsisë civile” gjatë vitit 1999, në fshatin Ivajë.

Po ashtu edhe në fshatrat përreth të kësaj komune.

Njëherësh Prokuroria dje ka bërë të ditur që gjatë arrestimit janë sekuestruar një armë, dy karikatorë, 30 fishekë, një armë gjueti si dhe një uniformë e MUP-it serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat