Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Aktuale

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Më: 10 prill 2026 Në ora: 08:35
Profesori universitar, Mazllum Baraliu

Profesori universitar, Mazllum Baraliu ka thënë se nuk po sheh vullnet nga subjektet politike që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka thënë se subjektet politike po luajnë “ping pong politik”, ashtu si bënë vitin e kaluar për Kryetarin e Kuvendit.

Në emisionin “InfoNata” ai ka thënë se përgjegjësia më e madhe bije te Lëvizja Vetëvendosje,e cila sipas tij, po abuzon me fitoren e shënuar më 28 dhjetor.

"Po shohë një lojë diplomatike dhe politike, një “ping pong politik” të ngjashëm me atë të vitit të kaluar dhe një sjellje e tillë është e padenjë fillimisht për fituesin dhe asgjë më pak për opozitën. Nuk shoh vullnet, përkundrazi është neglizhencë. Të dy palët. Përgjegjësia e parë i takon fituesit. Kompromisi do të ishte mirëkuptimi për një kandidat konsensual, pra opozita ta bënte një kandidat dhe ta pranoj shumica”, është shprehur Baraliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat