Kurti bashkë me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrimin e babait të presidentes

Aktuale

Kurti bashkë me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrimin e babait të presidentes

Më: 11 prill 2026 Në ora: 18:12
Foto nga ceremonia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputetë dhe ministra të kabinetit të tij, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Albulena Haxhiut, ushtrueses së detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetares së Kuvendit.

Ceremonia mortore është mbajtur në fshatin Lupç të Podujevës.

Atje ku i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit.

Në varrim kanë qenë të pranishëm edhe shumë figura të tjera nga skena politike, përfshirë përfaqësues të partive opozitare, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat