Konjufca bën homazhe në nderim të Eliot Engel: Me dekada mbrojti Kosovën

Aktuale

Konjufca bën homazhe në nderim të Eliot Engel: Me dekada mbrojti Kosovën

Më: 13 prill 2026 Në ora: 14:46
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në New York nderim të kongresistit amerikan i cili ka qenë mik i vendit, Eliot Engel.

“Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi”, ka shkruar ai në facebook.

Konjufca ka thënë se u ka shprehur ngushëllime familjes në emër të Republikës së Kosovës.

“Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vazhdon Konjufca.

Postimi:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat