Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINTI

Aktuale

Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINTI

Më: 13 prill 2026 Në ora: 19:12
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Kryeministri Kurti e uroi Bunjakun për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ai theksoi rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin ekonomik të vendit, duke vënë theksin te mbështetja e ndërmarrjeve vendore, nxitja e investimeve dhe avancimi i inovacionit. Po ashtu, Kurti u shpreh i bindur se përvoja dhe angazhimi i Bunjakut do të kontribuojnë në forcimin e politikave zhvillimore dhe në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë.

Nga ana e tij, Bunjaku falënderoi për besimin e dhënë dhe u zotua se do të punojë me përkushtim në realizimin e objektivave të ministrisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe komunitetin e biznesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat