Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Haradinaj ngushëllon familjen

Aktuale

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Haradinaj ngushëllon familjen

Më: 14 prill 2026 Në ora: 13:23
Ramush Haradinaj dhe Avni Berisha

Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së Avni Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Do ta kujtojmë përjetë si njeri me vlerat më të larta njerëzore”, tha Haradinaj.

Madje Haradinaj tha se Berishën e kishte edhe shok të shkollës.

“Avni Berishën nga Pozhari i Deçanit e njoha në bankat e shkollës dhe rrugëtuam bashkë në të gjitha etapat”, theksoi ai.

“Ngushëllime familjes, bashkëluftëtareve dhe miqve!”, thuhet në mesazhin e kreut të AAK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat