Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të presë nesër në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Mbretërisë së Belgjikës, Maxime Prévot.
“Pas takimit, të dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media”, thuhet në komunikatën për media.
Takimi pritet të ndodh rreth orës 15:00.
Maxime Prévot aktualisht mban postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Belgjikës, duke qenë një figurë kyçe në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet me vendet e Evropës dhe më gjerë.
Ky takim vjen në kuadër të vizitës që Prévot po zhvillon në rajonin e Ballkanit Perëndimor, një turne diplomatik që përfshin disa shtete dhe ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen për integrimin evropian të rajonit