PDK mbledh sot Kryesinë, del me qëndrim për çështjen e presidentit

Aktuale

PDK mbledh sot Kryesinë, del me qëndrim për çështjen e presidentit

Më: 16 prill 2026 Në ora: 12:29
Kryesia e PDK-së

Kuvendi i Kosovës ka më pak se dy javë kohë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit para se vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Partitë parlamentare, pavarësisht diskutimeve, nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për emrin e të parit të vendit, teksa opozita akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë të konsensusit.

Burime të medias mësojnë që Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë ku do të diskutohet kjo çështje.

Sipas të njëjtave burime, PDK do të dalë me qëndrim rreth çështjes së presidentit menjëherë pas përfundimit të mbledhjes.

Zyrtarë të kësaj partie, publikisht kanë thënë se nuk do të takohen me LVV-në pa pranuar një ftesë zyrtare specifike për temat që do të diskutohen. E partia e kryeministrit Albin Kurti ende nuk i ka dërguar një ftesë së tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat