Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se janë të gatshëm për një marrëveshje politike me Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjen e presidentit.
Megjithatë, i pyetur nga KP nëse është i pranueshëm Lumir Abdixhiku si kandidat për president në rast se propozohet nga LDK-ja, Konjufca tha se nuk ka një qëndrim.
“Nuk e di, pasi nuk kemi diskutuar ende në Vetëvendosje për këtë çështje,” u shpreh ai.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit.
Në të kundërtën, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.