​Masakra e Poklekut dhe Çikatovës, deputetët nisin seancën me një minutë heshtje

Aktuale

​Masakra e Poklekut dhe Çikatovës, deputetët nisin seancën me një minutë heshtje

Më: 17 prill 2026 Në ora: 10:58
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën plenare me një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër.

Kjo kërkesë u parashtrua nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Paraprakisht, kryesuesi i seancës, Ardian Gola, shprehu ngushëllime në emër të Kuvendit për ndarjen tragjike nga jeta të tre viktimave në Malishevë.

Kuvendi në seancën e sotme pritet të shqyrtojë disa projektligje të rëndësishme, përfshirë atë për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Sot bëhen 27 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër, komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçarë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat