Gërvalla: Projektligji për Konfiskim nuk e ka objekt qytetarin e zakonshëm

Aktuale

Gërvalla: Projektligji për Konfiskim nuk e ka objekt qytetarin e zakonshëm

Më: 17 prill 2026 Në ora: 14:31
Ministrja e drejtësisë, Donika Gërvalla

Ministrja e drejtësisë, Donika Gërvalla ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbështesin projektligjin për byronë shtetërore, për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Gërvalla tha se ky ligj nuk i shërben një spektakli por rezultateve konkrete.

Ajo tha se komisioni i Venedikut dhe Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që të jetë më i qartë dhe me garanci procedurale për konceptin e konfiskimit civil si instrument juridik.

Nga ky rekomandim janë bërë ndryshimet në këtë projektligj.

Gërvalla: Këto rekomandime janë reflektuar në tekstin që sot e paraqesim sërish para jush

“Është mesazh i qartë dhe shumë i pritur nga qytetarët e Kosovës se shteti nuk mjaftohet me deklarime kundër korrupsionit, por ndërton mekanizma real, funksional dhe kushtetues për ta luftuar atë. Nuk i shërben ndonjë spektakli por rezultateve konkrete. Më lejoni të theksoj një të vërtet themelore që duhet të thuhet qartë në këtë sallë. As komisioni i Venedikut e as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë kontestuar konceptin e konfiskimit civil si instrument juridik. Rekomandimet kanë qenë për më shumë qartësi, proporcionalitet dhe më shumë garanci procedurale. Këto rekomandime janë reflektuar në tekstin që sot e paraqesim sërish para jush”, tha ajo.

Gërvalla bëri të ditur se byroja nuk konfiskon, nuk gjykon e as nuk zëvendëson gjykatat. Por mbledh dhe verifikon informacionin për pasurinë e zyrtarëve publik.

Narrativa se ky ligj cenon qytetarët e zakonshëm, Gërvalla tha se është një propagandë kundër një mekanizmi që synon llogaridhënie.

Gërvalla: Byroja nuk konfiskon, nuk gjykon, nuk zëvendëson gjykatat

“Byroja nuk konfiskon, nuk gjykon, nuk zëvendëson gjykatat. Byroja mbledh verifikon dhe analizon informacionin. Vendimi për konfiskim merret nga gjykata, një mekanizëm kushtetues i balancuar dhe në harmoni me parimet e shtetit ligjor. Ky ligj nuk merret me qytetarin e zakonshëm, me zyrtarët publik, me bartësit e funksioneve publike dhe me detyrimin e tyre për të dhënë llogari për pasurinë që ka krijuar gjatë ushtrimit të funksionit publik. Narrativa se gjoja ky ligj cenon qytetarët e zakonshëm nuk është interpretim juridik e as shqetësim real. Është propagandë kundër një mekanizmi që synon llogaridhënie”, tha Gërvalla.

Më 30 mars 2026, Qeveria e Kosovës ka propozuar për herë të tretë projektligjin për Byronë shtetërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat