Berisha: Nëse i trajton ti gjykatat, prokuroritë, policinë, agjencinë antikorrupsion, i trajton si të pabesueshme

Aktuale

Berisha: Nëse i trajton ti gjykatat, prokuroritë, policinë, agjencinë antikorrupsion, i trajton si të pabesueshme

Më: 17 prill 2026 Në ora: 16:07
Bekë Berisha

Ministrja e drejtësisë, Donika Gërvalla iu kundërpërgjigj deputetit të AAK-së, Bekë Berishës duke i dërguar “të fala” dhe e pyeti se ku e ka sot selinë e partisë.

Gërvalla: I dërgoj të fala dhe i them deputet ku e ke sot selinë e partisë tënde

“Deputeti i cili diku bënte shaka, e diku kërcënonte e pretendonte se nuk do t’i konfiskohej pasuria bash askujt, i dërgoj të fala dhe i them deputet ku e ke sot selinë e partisë tënde, aty ku e ke pasur apo diku tjetër”, tha Gërvalla.

Por Berisha, iu kundërpërgjigj se objekti ku ka qenë selia e AAK-së nuk ka qenë e zaptuar asnjëherë.

Berisha kishte përsëri pyetje për Gërvallën, se a do ta bëj 17 kat Dubravën siç ka thënë, e sipas tij do të mbushet me deputet të pushtetit.

Berisha: Unë dua me të pyet ty që thoshe se do ta bësh Dubravën 17 kat, a e bëtë 17 kat?

“Në atë zyre ministre kemi paguar diku 4 mijë e 500 në muaj për ta mbajtur, ka qenë pronë e kadastrit dhe nuk i kemi paguar më ato para, jemi dalë në zyre të reja tash. Atë nuk e kemi pasur të zaptuar por duke e paguar që i bie dhjetëfishi i asaj që ka paraqit ajo zyre. Unë dua me të pyet ty që thoje se do ta bësh Dubravën 17 kat, a e bëtë 17 kat? Edhe aty ka vendim për të fut hajna në burg edhe si duket do të mbushet me këta të juajt me askënd tjetër”, tha Berisha.

Berisha tha se si grup parlamentarë do ta votojnë, porse nëse trajtohen gjykatat, prokuroria, policia e agjencinë antikorrupsion, atëherë sipas tij i bie se për pushtetin janë të pabesueshme.

Berisha: Nëse i trajton ti gjykatat, prokuroritë, policinë, agjencinë antikorrupsion, i trajton si të pabesueshme

“Unë do ta votoj, u morëm vesh me grupin në këtë fazë, bash këtë ligj që po thua ti dhe kur të fillon të funksionoj do ta shohësh se si po funksionon. Por, nëse i trajton ti gjykatat, prokuroritë, policinë, agjencinë antikorrupsion, njësi që merren bash me këtë punë ti ato i trajton si të pabesueshme”, tha Berisha. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat