Mungon raporti nga Psikiatria Forenzike, dështon seanca “Capat- Sekiraqa”

Aktuale

Mungon raporti nga Psikiatria Forenzike, dështon seanca “Capat- Sekiraqa”

Më: 20 prill 2026 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Seanca në rastin “Capat-Sekiraqa” ka dështuar.

Seanca nuk është zhvilluar dhe ka përfunduar pa u mbajtur, pasi nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor.

Shkak për këtë është bërë mungesa e raportit të ekspertizës nga Psikiatria Forenzike për Valdrin Ademin, i cili ende nuk është përgatitur.

Gjykata ka vendosur që shqyrtimi gjyqësor të shtyhet për datën 6 maj, në ora 10:00. Të pandehurit ndërkohë vazhdojnë të mbahen në paraburgim prej rreth dy vitesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat