Milaim Nela propozon zgjidhje për krizën e presidentit në Kosovë

Aktuale

Milaim Nela propozon zgjidhje për krizën e presidentit në Kosovë

Nga: A.SH Më: 20 prill 2026 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Publicisti Milaim Nela ka komentuar ngërçin politik për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, duke thënë se palët po fajësojnë njëra-tjetrën dhe situata po vazhdon si “ping pong politik”

Ai ka mbështetur një propozim që, sipas tij, mund të zgjidhë krizën: që VV të tërhiqet nga kandidatura e saj dhe opozita të propozojë tre kandidatë, nga të cilët shumica të zgjedhë një.

Sipas Nelës, kjo do të shmangte zgjedhjet e reja dhe kostot financiare, duke i dhënë fund bllokadës politike në vend.

Postimi i plotë:

Në Kosovë po vazhdon Saga e (mos)zgjedhjes së Presidentit të Republikës!

Të gjitha palët duket se po bëjnë ping pong politik duke fajësuar njëra tjetrën.

Siç e ka sugjeruar para ca ditësh në një koment në faqen time ish Kryetari i Bashkisë Kukës (në kohen e eksodit masiv të shqiptarëve të Kosovës) Z. Safet Sula, rrugëdalja do të ishte si më poshte:

'VV heq dorë nga kandidatura e saj për President dhe i kërkon opozitës të ofrojë 3 kandidatë (politikë, partiakë ose jashtë partive).

Shumica zgjedh të ofrojë votat për njërin prej tyre. Kjo e shpërndan mjegullën dhe iu jep fund lojerave politike.'

Mendoj që ky propozim është zgjidhja më e mirë.

Por mbi të gjitha me këtë fiton Kosova dhe evitohen zgjedhjet krejt të panevojshme e me kosto financiare për buxhetin e Kosovës!

Mbi të gjitha zgjedhjet e reja nuk do të ofrojnë asnjë zgjidhje e do jemi serish në të njëjtin rreth vicioz!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat