‘Po e mbani peng Kosovën!’ – Mekuli me akuza të rënda ndaj PDK-së dhe LDK-së

Aktuale

‘Po e mbani peng Kosovën!’ – Mekuli me akuza të rënda ndaj PDK-së dhe LDK-së

Nga: A.M Më: 22 prill 2026 Në ora: 10:07
Publicisti Gëzim Mekuli

Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër opozitës në Kosovë.

Ai në një reagim publik në Facebook, akuzoi partitë kryesore opozitare për bllokim të proceseve shtetërore dhe për vendosjen e interesave partiake mbi interesin qytetar.

 Sipas Mekulit, kjo qasje po e mban peng zhvillimin e vendit dhe po dëmton drejtpërdrejt rreth 1.6 milionë qytetarë të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

1.6 milionë shqiptarë të Kosovës peng të PDK-së dhe LDK-së.

Opozita e Kosovës po e ngatërron rolin e saj: detyra e tyre është të korrigjojnë pushtetin, jo të sabotojnë shtetin. Kur çdo proces bllokohet për interesa partiake, kjo nuk është më politikë, por pengmarrje e progresit.

1.6 milionë shqiptarë viktima të pornografisë politike. A mund të (mirë)kuptohet kjo nga njeriu racional?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat