Haxhiu publikon foto me Osmanin: Çfarë mesazhi po jep?

Aktuale

Haxhiu publikon foto me Osmanin: Çfarë mesazhi po jep?

Nga: A.SH Më: 22 prill 2026 Në ora: 10:27
Foto nga takimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka publikuar një fotografi së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke përcjellë një mesazh për unitet dhe ulje të tensioneve politike e shoqërore në vend.

Në postimin e tij, Avdyli thekson se Kosova ka nevojë për më shumë harmoni dhe më pak urrejtje mes qytetarëve dhe aktorëve politikë.

“Kosova🇽🇰 , ky vend i larë me gjak, ka nevojë për më shumë harmoni mes nesh, e më pak urrejtje.

Mirëmengjes për ju, njerzit e mirë, të Kosovës, shtëpisë tonë të vetme të përbashkët, nga unë dhe Presidentja më e mirë e pas pavarësisë Vjosa Osmani”, shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat