Deputetja e VV-së: Për Citakun reaguam të gjithë, por pse s’reaguat ndaj Eman Rrahmanit që ofendoi rëndë Arbërie Nagavcin!

Aktuale

Deputetja e VV-së: Për Citakun reaguam të gjithë, por pse s’reaguat ndaj Eman Rrahmanit që ofendoi rëndë Arbërie Nagavcin!

Më: 23 prill 2026 Në ora: 12:59
Deputetja e Vetëvendosje, Arjeta Fejza- Eman Rrahmani

Deputetja e Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka deklaruar se ndaj gjuhës seksiste dhe diskriminuese të përdorur ndaj nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku, reaguan të gjithë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e dënoi ashpër; shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, po ashtu, si dhe deputetja Fatmire Kollçaku.

“Por, si është e mundur që nuk pati asnjë reagim nga deputetet e PDK-së, kur deputeti Eman Rrahmani e quajti deputeten Arbërie Nagavci, në foltoren e Kuvendit, “ministre të edukatës seksuale”?

Standardet e dyfishta në reagim, përveç se janë të papranueshme, tregojnë se kauzën për barazi gjinore e përdorim vetëm si instrument”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat