Kuvendi i Kosovës po mban homazhe përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie, ka bërë homazhe në nderim të figurës së shquar të letrave dhe mendimit shqiptar.
Haradinaj, me këtë rast, ka shkruar ngushëllimet e tij në Librin e Zisë, duke vlerësuar lart kontributin e akademikut Qosja në kulturën, historinë dhe identitetin kombëtar.
Ai ka theksuar se vepra e tij do të mbetet një udhërrëfyes i rëndësishëm për brezat e ardhshëm dhe një trashëgimi e çmuar për kombin shqiptar.