Analisti politik Sadri Ramabaja ka reaguar pas refuzimit të PDK-së për të propozuar së bashku me LDK-në tre kandidatë për president, siç ishte kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një postim, Ramabaja ka thënë se “opozita po e heq vetë maskën” dhe se me këtë veprim po i shërben, sipas tij, një ndryshimi në skenën politike, duke aluduar në rishfaqjen e një force të re politike.
Ai shton se PDK dhe LDK “po ecin me hapa të sigurt drejt historisë”, duke nënvizuar se zhvillimet e fundit mund të kenë ndikim afatgjatë në konfigurimin politik të vendit.
Postimi i Ramabajës:
Kur opozita vet heq maskën...
Me këtë akt opozita po i bën një shërbim historisë - ajo po ia lëshon hapësirën për dalje në skenën politike të një NDSH-je të ringjallur.
PDK/LDK po ecin me hapa të sigurtë drejt historisë.
[Arkivi i Kosovës duhet të pregadisë dy sirtarë të ri].