​LVV planifikon të thërras sonte seancë të jashtëzakonshme për votimin e presidentit

Aktuale

​LVV planifikon të thërras sonte seancë të jashtëzakonshme për votimin e presidentit

Më: 27 prill 2026 Në ora: 17:51
LVV

KosovaPress ka mësuar se Lëvizja Vetëvendosje do të thërras sonte edhe një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Ani pse seanca për diskutimin për presidentin e paraparë për orën 17:00 ende nuk ka nisur, KosovaPress nga burime brenda Grupit Parlamentar ka mësuar se LVV-ja synon të thërras edhe një seancë për votimin e presidentit.

Sipas këtij burimi, interpretimi ligjor i LVV-së edhe se sot në orën 00:00 përfundon afati kushtetues për presidentin.

Për këtë çështje u pyet në konferencë për media edhe shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, mirëpo e njëjta nuk u deklarua.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat