Kurti: Dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja

Aktuale

Kurti: Dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja

Më: 27 prill 2026 Në ora: 17:58
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është diskutimi për çështjen e presidentit të Republikës së Kosovës, se dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja.

“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Zgjedhja e presidentit është vendimtare për vazhdimin e funksionimit me kapacitete të plota të qeverisë, të Kuvendit dhe të institucionit të presidentit. Dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja”, tha ai.

Sipas tij, ëllimi i bllokadës së vitit të kaluar ishte për ta dëmtuar subjektin fitues, por ajo në fakt rezultoi në dëm të qytetarëve dhe shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat