Ramabaja: Procesi për presidentin u zvarrit pa arsye, duhej mbyllur që në janar

Aktuale

Ramabaja: Procesi për presidentin u zvarrit pa arsye, duhej mbyllur që në janar

Më: 27 prill 2026 Në ora: 21:53
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar zhvillimet rreth seancës së thirrur në orët e vona për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar situatën si të panevojshme.

Duke folur në emisionin Debat Plus, ai u shpreh kritik ndaj mënyrës se si është menaxhuar procesi, duke theksuar se çështja duhej të ishte zgjidhur shumë më herët.

“Mendoj që do duhej të përfundonte qysh në javën e parë të janarit.

Do duhej të kishim kandidatura qysh në atë kohë dhe do të duhej të përmbyllej kjo”, ka thënë Ramabaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat