Mesazhi “karate” për presidentin, Bardiqi kërkon falje për keqkuptimin

Aktuale

Mesazhi “karate” për presidentin, Bardiqi kërkon falje për keqkuptimin

Më: 28 prill 2026 Në ora: 11:35
Deputeti i LVV-së, Naim Bardiqi

Deputeti i LVV-së, Naim Bardiqi ka komentuar sërish mesazhin “karate” për zgjedhjen e Presidentit.

Ai pas shtyrjes së seancës për në orën 14:00, ka shprehur se mesazhi i publikuar ka qenë një bisedë mes miqsh dhe se ishte komunikim me sarkazëm.

“Ishte komunikim me sarkazëm i bërë mes miqsh. Është cenim i privatësisë, mesazhet në privat nuk konsideroj që janë për publikun”, tha Bardiqi.

“Më është cenuar privatësia, është nxjerr nga konteksti pasi ka komunikim para dhe pas”, deputeti Bardiqi sqarohet për mesazhin

Ai kërkoi falje nëse ka pasur keqkuptim qoftë për LVV-në, qytetarët dhe votuesit duke shtuar se nuk ka të bëjë asgjë ofenduese.

“E keni parë që është në thonjëza si një fjalë me sarkazëm e përdorur që nënkupton që edhe në mungesë të opozitës deputetët e mazhorancës do të bëjnë votimin sipas rregullave dhe procedurave”, tha Bardiqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat