Deputetja Fitore Pacolli ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke deklaruar se, ndonëse ajo mund të krijojë bllokada të përkohshme politike, nuk mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.
Sipas saj, veprimet e opozitës nuk do të kenë efekt afatgjatë në orientimin politik të vendit dhe në vendimmarrjet institucionale, përcjell “Bota sot”.
Ajo ka theksuar gjithashtu se situata aktuale politike do të përfundojë sërish në testimin e vullnetit qytetar përmes zgjedhjeve, duke paralajmëruar se rezultati final do të varet nga vota e qytetarëve.
Në fund, Pacolli ka përmbyllur reagimin e saj me mesazhin: “Shihemi në zgjedhje!”, duke nënkuptuar përballje të re politike mes palëve.