Gazetari Jeton Sopa ka reaguar, pas shpërndarjes së Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se, sipas tij, ngërçi institucional nuk lidhet me Albin Kurtin, por me vullnetin e qytetarëve që u shpreh në zgjedhjet e fundit.
Sopa ka akuzuar për përpjekje për ta zbehur këtë vullnet përmes “skenarëve të errët”, duke shtuar se qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë ditur të reagojnë në mënyrë vendimtare në kutinë e votimit, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Ata nuk e goditen Albinin, ata goditen vullnetin e popullit që i dha mbështetje plebishitare mbi 50 %.
Prandaj, ata inatin e kanë me popullin dhe përmes këtyre skenarëve të errëta të financuar nga dreqi e i biri, po duan ta zbehin vullnetin e tij duke tentu me kthy në zhgënjim.
Mirëpo, Populli i Kosovës gjithmonë ka ditur t’u jap përgjigjen e merituar, ashtu siç u ka dhënë në zgjedhjet e fundit.
Shihemi në betejen e radhës.