Musliu e bindur: PDK do të dalë e para në zgjedhje

Aktuale

Musliu e bindur: PDK do të dalë e para në zgjedhje

Më: 29 prill 2026 Në ora: 14:11
Ganimete Musliu

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e bindur se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen së shpejti pas shpërndarjes së Kuvendit.

Ajo tha se ky subjekt politik meriton kthimin në pushtet jo për partinë, por për ta çuar Kosovën në drejtimin e duhur.

“PDK kësaj radhe do të dalë e para, aktiviteti i PDK-së është i dëshmuar.

PDK meriton kthimin në pushtet jo për të qenë PDK por për ta drejtuar Kosovën në drejtimin e duhur, sepse fatkeqësisht prejse ne nuk jemi në pushtet Kosova nuk ka parë më ditë të bardha, ka mbetur aty ku e kemi lënë”, deklaroi Musliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat